Stilisti i njohur Kaci, i cili ka aderuar para disa ditësh në AAK, ka thënë se me familjen Haradinaj njihet qysh para luftës.
Ai thotë se gjithë ka qenë me AAK’në dhe se nuk pretendon ndonjë post politik.
“Në AAK jam ndër vite, jo veç sot. Me familjen Haradinaj nihemi qysh para lufte. Edhe pse jam në AAK, Haradinaj vetëm në këto dy vitet e fundit e kallxoi veten dhe u treguam si shtet. Kërkush sot nuk ka lind, as në Paris, Washingon e Milano, dhe çdokush i ka përjetuar situatat e vështira. Për publikun ke diçka e madhe kur dola, Gjithmonë është mirë me u fol për ty”, tha Kaci.
“Unë nuk pretendoj ndonjë post politik, do të vazhdoj me punën time. Kam mbaru shkenca politike. Mendoj që Ramush Haradinaj është I palëkundshëm dhe e ka mbështetjen time”, tha Kaci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.