Adhuruesit e serialit të famshëm kosovar “Kafeneja Jonë” gjatë ditës së sotme kanë marrë një lajm të keq.
Ndonëse para disa muajve u njoftua se ky serial i shumë pëlqyer do të rikthehej në ekranin televiziv, gjërat duket se kanë ndryshuar për të keq, shkruan Reporteri.net.
Në një njoftim në faqen e tyre zyrtare drejtuesit e serialit bëjnë të ditur se për shkak të mungesës së mjeteve financiare, seriali “Kafeneja Jonë” me gjasë nuk do të transmetohet.
“Njoftojme shikuesit e serialit Kafeneja Jone qe ende nuk kemi pergjigje definitive nga sponzoret potencial per mbeshtetjen e prodhimit te nje cikli te ri te serialit Kafeneja Jone, dhe ai rrjedhoje e kesaj, ende nuk do te mind te fillojme me prodhim. Shpresojme qe ne nje te ardhme te afert do te arrijme te sigurojme mbeshtetje financiare. Kerkojme ndjese per zhgenjimin, edhe pse nuk eshte faji i ekipit.”, shkruhet ndër të tjera aty./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.