×
  • Show Time
  • Show Time

    Kaluan kohë së bashku në Paris, Mbappe shkon në Shqipëri dhe befason këngëtaren shqiptare

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:00

    Të gjithë mbetën të befasuar kur dy kushërirat, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj e festuan Halloween-in në Paris me dy futbollistët e Francës, Neymar dhe Mbappe.


    Beatrix ndau në Instagram një pozë me kushërirën e saj dhe dy futbollistët dhe duket se kjo nuk ka qenë thjesht një foto kalimtare.

    Mbappe erdhi së fundmi në Shqipëri për ndeshjen që u mbajt me Francën në stadiumin “Air Albania” dhe Beatrix ishte e pranishme në radhët e tifozëve.

    Megjithëse nuk e ndjek në Instagram, Mbappe duket se nuk e ka harruar këngëtaren dhe është futur të kontrollojë profilin e saj në Instagram.

    Për më tepër, ai ka pëlqyer foton e fundit të Beatrix-it në stadium, veprim me të cilin sigurisht ka dashur t’i japë një sinjal këngëtares dhe ku i dihet, mbase mund të kenë folur edhe në privat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!