×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam blerë luan, i ka ngrënë këmbët njërit”, Noizy i bën kërkesën e pazakontë Stresit, ai shtanget

    Reporteri
    02 Korrik 2023 | 8:29

    Reperi Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, ka vënë në lojë mikun e tij Arkimed Lushajn, duke i thënë se ka blerë një luan, por nuk ka ku ta mbajë. Gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin.

    Por, kur Noizy i tha se luani i ishte 6 muajsh dhe se i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi u shtang. Por në fund kuptoi se gjithçka ishte një lojë:

    Noizy: E di çfarë kam bërë
    Stresi: Hë
    Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë
    Stresi: E marr unë ore
    Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë
    Stresi: Ta mbaj unë o vëlla
    Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia
    Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar
    Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla
    Noizy: (qesh)
    Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?
    Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit
    Stresi: Mos ore… Se mos na han…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!