Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Duke qenë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, për të nuk ka qenë aspak e lehtë dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në Instastory.
“ A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes, kudo”, e pyet një fans.
Bora përgjigjet duke thënë: “Ohh, shumë!! Nga jashtë duket bukur, sepse bë profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme, por ka shumë presion. Ka fjalë pas çdo veprimi dhe mosveprimi. Komentohet gjithçka nga gjithkush. Çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha shumë të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth “çfarë ka për të plasur sot.”
Por po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të ndikoj aq shumë dhe të paktën kam mësuar të menaxhoj të mos ndikojë aq shumë te unë. Patjetër që ka momente që mërzitem, por e detyroj veten t’u përgjigjem dy pyetjeve; Çfarë qëllimi ka kjo që ka thënë dhe mbi të gjitha kush e ka thënë”, shkruan Bora.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.