×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam shitur kokoshka kur isha 8 vjeç”, Shpat Kasapi zbulon detaje nga fëmijëria e tij

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 8:27

    Shpat Kasapi ka rrëfyer në një intervistë ka folur për jetën e tij që nga fëmijëria duke treguar detaje të panjohura më parë.

    Këngëtari i njohur i showbizit shqiptar, ka zbuluar se ka filluar të punojë në një moshë fare të vogël, vetëm 8 vjeç, duke shitur kokoshka.

    “Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”, tha Shpat Kasapi në Ora News.

    Gjithashtu Shpati, rrëfeu se ka qenë një fëmijë problematik, pasi edhe e kanë përjashtuar nga shkolla.

    “Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi është ma fishkëllente ndonjë (qesh)”

    Kujtojmë se Shpat Kasapi u bë baba para disa ditësh, pasi erdhi në jetë djali i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!