Big Brother u ka kërkuar banorëve VIP që në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin të gjirit, të japin një mesazh.
Secili nga banorët ka filluar me mesazhe sensibilizuese.
Por historia e këngëtarit Sabiani ka bërë që banorët të qajnë pa pushim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka ndarë historinë e tij të dhimbshme me banorët e tjerë.
“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostifikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka thënë ai.
Pas kësaj historie të gjithë janë ngritur për ta përqafuar e ngushëlluar.