×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kanë abuzuar me emrin tim” – Luizi flet për shfrytëzimin që iu bë imazhit të tij kur ishte brenda BBVA

    Reporteri
    13 Maj 2023 | 10:02

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka bërë rrëfimin e parë që pas përfundimit të formatit.

    Artisti shkodran arriti një sukses të jashtëzakonshëm me thyerjen e rekordeve të shikueshmërisë dhe klikimeve duke u konsideruar edhe si fenomen në BBVA.

    Por, teksa foli për situatën pas daljes nga shtëpia e famshme, Luizi tha se me suksesin që ka arritur jashtë është abuzuar shumë emri i tij nga persona të caktuar.

    Ejlli tha se shumë njerëz kanë shfrytëzuar emrin e tij për përfitimet e tyre derisa ai nuk ishte në dijeni për këtë.

    “Unë kam zgjedhe me e bë atë gjë që e ka Luizi vet sepse unë gjatë katër muajve e gjysmë kam treguar një Luiz hakmarrës në kuadër të lojës siç e quanim dhe këtu kam zgjedhe të bëjë Luizin e vërtetë dhe i vërtetë është ky që kam zgjedh t’i shoh në sy të gjithë, i kam se si kanë abuzuar me emrin tim gjatë qëndrimit brenda, duke tregu se çfarë kam bërë unë për Luizin, sa më do Luizi mua, unë këto nuk i dija, i kam parë kur kam dalë jashtë”, tha Luizi.

    “Unë i kam studiuar edhe Big Brother-at e kaluar, e kam kuptuar që është një fenomen që ndodh çdo vit, janë disa njerëz që kur fillon Big Brother dalin nga hiçi, rrini 3-4 muaj, mbaron Big Brother fillojnë e vdesin ngadalë, kështu ndodh për çdo vit, dhe iu them mos vdekshi kurrë o Zot”, u shpreh tutje këngëtari.

    Luizi mes tjerash ka folur edhe për planet për muzikën pas BBVA, i cili zbuloi se ka nisur punën për këngë të reja ku të përfshira janë edhe disa bashkëpunime me artistët më të njohur të estradës shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!