Ceremonia e ndarjeve së Çmimeve Oscar është mbajtur mbrëmjen e djeshme, ku ka pasur disa momente të papritura.
Në një moment aktori i famshëm, Will Smith, ka goditur me shpullë komendianin e njohur, Chris Rock.
Mediat e huaja shkruajnë se shkak i kësaj duket se është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së aktorit Will Smith.
Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2”, duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.
Siç duket, Will nuk e priti mirë komentin e Chris Rock. Edhe vetë Jada bëri një shikim që nënkuptonte bezdisje nga përmendja e flokëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.