Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella komentohet vazhdimisht për paraqitjet e saj provokuese.
Krahas një karrierë prej modele, Kejvina ka arritur që të ketë edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, me mbi 700 mijë të tillë vetëm në Instagram.
Bukuroshja bionde asnjëherë nuk heziton të që shfaqet provokuese në postimet që bën dhe kështu ka vepruar edhe së fundmi.
Kejvina ka ndarë me fansat në një video ditën e sotme (e diel), teksa shihet në prapaskenat e xhirimit të videoklipit të fundit të Majk dhe Bardhit “Ama”.
Modelja pati një paraqitjet tejet joshës ne klip dhe kjo që bie në sy edhe në videon që ajo publikoi në llogarinë e saj të Instagramit.
E veshur vetëm në bikini kombinuar me një këmishë të gjatë dhe të hollë ngjyrë rozë sipër, Kejvina vuri në pah linjat joshëse të trupit për të cilat edhe njihet.
Ndryshe, kujtojmë që fama e Kejvinës mori hov me paraqitjen e saj në emisionin e Ermal Mamaqit, ndërkohë që atëherë modelja ka marr pjesë në disa klipe muzikore dhe gjithashtu është imazh i markave të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.