Aktori turk, Burak Ozçivit, i njohur në Shqipëri përmes rolit të “Kemalit” i ka befasuar së fundmi fansat.
Ai ka ndryshuar modelin e flokëve dhe ky detaj nuk kishte si të kalonte pa u vënë re nga vajzat.
Komplimentat kanë qenë të shumtë për aktorin dhe aludimet gjithashtu. Shumë prej fansave janë shprehur se ky ndryshim mund të jetë për ndonjë rol të ri të Burak. Ndonëse nuk është konfirmuar asgjë, gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim.
Ozçivit njihet si një ndër emrat tejet të suksesshëm në Turqi, i cili ndër vite ka arritur të bëjë për vete publikun. Ai ka pasur rolet kryesore në disa prej telenovelave më të ndjekura turke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.