Aktorja e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku i thanë sot “PO” njëri-tjetrin, në një ceremoni në kishë.
Me një ceremoni private dhe të kuruar në detaje, ata po festojnë sonte një ndër ditët më të rëndësishme të jetës. Vetë artistja postoi fotot nga celebrimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Kemi Zotin dëshmitar”.
Çifti u fejua një vit më parë, pas një propozimi romantik në Kapadokia të Turqisë.
Më herët, Rudina iu përgjigj dhe thashethemeve për një shtatzëni të aluduar.
Ajo mohoi se është në pritje të ëmbël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.