×
  • Show Time
  • Show Time

    Kënga “Dy Dashuri” e interpretuar nga Sara Elshani zë vendin e parë në festivalin ‘Vihuela Fest’

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 17:31

    10 vjeçarja nga Suhareka, Sara Elshani po vazhdon të korr suksese në muzikë


    Sara e cila para pak muajsh kishte interpretuar në në mënyrë të mrekullueshme këngën ‘Shaj’ të Arilena Ara tani ka marr një çmim në festivalin ‘Vihuela Fest’, shkruan Reporter.net

    Sara në festivalin Mbarëkombëtar ‘Vihuela Fest’ zuri vendin e parë me këngën ‘Dy Dashuri’ e cila është shkruar nga Kushtrim Reshitaj.

    Më poshtë keni postimin e bërë nga Reshitaj ku tregon për çmimin e fituar të vogëlushes nga Suhareka:

    Kënga “Dy Dashuri” të cilën e shkrova dhe komponova unë, sot qenka shpërblyer me çmimin kryesor të festivalit Mbarëkombëtar “Vihuela Fest”, vendin e parë!

    Një orkestrim fantastik nga Rinor Ukimeri dhe interpretimi shumë i këndshëm i vogëlushes Sara Elshani.

    Faleminderit jurisë për vlerësimin, është nder e kënaqësi!

    Urime Lira e Korab Elshani, vazhdoni ta mbështetni rrugëtimin e vajzës meqë talenti i saj është i padiskutueshëm! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!