Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito.
Moderatorja ishte gjithashtu prezente në klipin ku shkëmbyen ca sekonda të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.
Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.
Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.
Për më tepër, dëgjoni vetë të dy këngët:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.