Tashmë është bërë zyrtare se 1 tetori do të jetë data kur do të fillojë Big Brother Albania VIP.
Nën drejtimin e Arbana Osmanit, Big Brother VIP do zgjas plot 100 ditë, derisa emisioni do mbahet çdo të martë dhe të enjte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndonëse janë lakuar disa emra si banorë të mundshëm të këtij edicioni të parë VIP, tani vetë faqja zyrtare e BBVIP, ka zbuluar edhe një pjesë të fytyrës së njërit nga banorët që do jetë pjesë i shtëpisë më të famshme shqiptare.
Në pamje të parë ai ngjason me këngëtarin e muzikës popullore, Sabianin, derisa edhe komentet kanë qenë të shumta se është ai.
Emrat që janë përmendur deri tani janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Donald Veshaj, Riselda Sejdijaj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.