Temat sociale kanë shërbyer vazhdimisht si ngacmim apo frymëzim për tekstshkrues dhe këngëtarë.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtarin e muzikës popullore turke Aydin Aydin, i cili ka xhiruar së fundmi klipin e këngës më të re që mban titullin “Koronavirusi, mos më puth.”
Kënga do të vijë në tre gjuhë, turqisht, anglisht dhe kurdisht. Xhirimet janë bërë në një mal të mbuluar me dëborë në fshatin Demirtaş të Hakkarit, në lartësinë 2.800 metra mbi nivelin e detit.
Duke thënë se antidoti i koronavirusit është në barërat medicinale të rritura në malet Hakkari, artisti Aydın Aydın tha: “Për shkak të koronavirusit, ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjen. Përshëndetje, është shumë e rëndësishme por le ta heqim këtë puthje në këtë proces të rëndësishëm. Disa më quajtën të “të çmendur” kur e morën vesh për këtë këngë. Por sot e gjithë bota është në alarm. Ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjet. Le të mos puthemi me njëri-tjetrin, sidomos me fëmijët.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.