×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar shpërthen ndaj Ermalit për 100 mijë eurot: Boll më, mos e reklamo veten

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 18:33

    Këngëtari kosovar, Genc Salihu, ka bërë para 22 orësh një status në profilin e tij në Facebook me emrin Ringo Salihu ku kritikon kulturën e bamirësisë që ka shpërthyer në tri ditët e fundit.


    Ai ka thënë se “shumë njerëz po e shfrytëzojnë këtë situatë tragjike për me reklamu vetveten.”

    Për ta ilustruar rastin ai ka përmendur Ermal Fejzullahun, i cili mbrëmë u njoftua se kishte vendosur t’i ndante 100 mijë euro për viktimat e tërmetit, shkruan Periskopi.

    Salihu shkruan se “Nëse një këngëtar i njoftun i paska donu 100 mijë euro, sa pret ai që i kthehen prej këtij investimi kaq publik? Sa Saktë? EKZISTOJ NJI KUFI.”

    Më tej, ai ka porostitur njerëzit që të bëjnë bamirësi pa ‘selfie’, pa reklamuar ndihmën që e bëjnë.

    Më poshtë e keni statusin e plotë në gegnisht të këngëtarit Salihu:

    “Me falni qe po e baj kete koment, po nuk po muj pa e shprehe gerdine me shume njerez qe po e shfrytezojne kete situate tragjike per me e reklamu vetveten. Nese nji kangetar i njoftun i paska donu 100 mije euro, sa pret ai qe i kthehen prej ketij investimi kaq publik? Sa sakte? EKZISTON NJI KUFI, njerez! Kufi i marres! Pervjelni manget me ndihmu, jo me bo selfie!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!