Shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2, do t’i shtohet në spektaklin e sontëm edhe një banore e re.
Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, banorja e re që do të bëhet sonte pjesë e Big Brother VIP Albania, edicioni i dytë, është këngëtarja e njohur nga Kosova, Nita Latifi.
Nita është një këngëtare shumë e dashur, që karrierën e saj në muzikë e nisi para pesë vitesh, kur publikoi këngën e saj të parë, me titullin “Vet”.
Ndonëse ka kohë prej kur ka publikuar ndonjë projekt të ri, i fundit ai i para dy vitesh, Nitën e njohim edhe si moderatore në “Paper Radio”.
Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka startuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Disa prej banorëve në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro janë Kiara Tito, Luiz Ejlli, Kejvina Kthella, Efi & Mikela, Tea Trifoni, e të tjerë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.