Çmimet BRIT 2022, u zhvilluan në Arenën O2 në Londër, dhe për herë të parë nuk pati kategori gjinore për çmimin e vitit. Artisti Solo Britanik dhe Artistja Solo Britanike janë shkrirë në Artistin Britanik të Vitit, por gjithashtu janë shtuar kategori të reja. Ndër fituesit kryesorë në BRIT 2022 ishin Adele, Wolf Alice, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa.
Artistë të shumtë dhuruan performanca të mrekullueshme, megjithatë evenimenti u shoqërua nga incidente të vogla. Këngëtarja Anne-Marie ra në skenë gjatë hapjes së performancës së saj. Duke u ngjitur në skenë për të kënduar “Don’t Play”, bashkëpunimin e saj me KSI dhe Digital Farm Animals, këngëtarja u rrëzua teksa zbriste shkallët.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, Anne-Marie u çua menjëherë dhe vazhdoi performancën e saj, si një profesioniste e vërtetë. Shikuesit dhe fansat reaguan nëpër rrjete sociale, duke e krahasuar rënien e Anne-Marie me atë të Madonna-s në Brit Awards 2015.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.