E gjithë Shqipëria u trondit nga tërmeti që ra një javë më parë në vend, prej të cilit humbën jetën 52 persona.
Mes viktimave të tërmetit të tmerrshëm ishin edhe kushërinjtë e këngëtares së njohur Evi Reçit. Kryefamiljari Edmond Reçi u shua së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin.
Edmondi ishte xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi e cila ditën e djeshme ka bërë një dedikim në Instagram për të afërmit e saj që humbën tragjikisht jetën.
E veshur me të zeza, në studion e programit “Vizioni i Pasdites” që Evi drejton, këngëtarja ka përlotur me fjalët që ka thënë, duke u shprehur se nga ky tërmet ajo humbi 7 persona nga jeta e saj.
E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar sa shumë vlen jeta. Për më shumë ndiqni videon./Blitz.
View this post on Instagram
Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.
A post shared by EVI RECI (@evireci) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.