×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja kosovare e turpëron Majkun, zbulon si e ka ngacmuar

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 18:52

    Këngëtarja Ana Kabashi ishte e ftuar në në emisionin “Glamour Zone” , ku ndër të tjera ka folur edhe për ngacmimet që ka marrë nga të famshmit shqiptarë.


    Një ndër të famshmit që këngëtarja përmendi ishte dhe reperi Majk. Sipas Ana Kabashit dikur ai e ka ngacmuar por tani dyshja janë miq të mirë.

    Moderatorja e “Glamour Zone” e pyeti Kabashin për emrat e meshkujve të famshëm që e kanë ngacmuar, e Ana nuk hezitoi të jepte emër.

    “Është Majku, janë dhe shumë të estradës që i njohim të gjithë”, tha këngëtarja.

    “Me Majkun tani jemi miq. Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi ndonjë rivalitet, por njerëzit mund të të ngacmojnë. Emri i Majkut më erdhi tani në mendje por është shumë normale sepse çdo femër ngacmohet”, u shpreh Ana Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!