Bebe Rexha ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën më të re që ka sjellë në duet me David Guetta. Në fakt, gjithçka nisi si një trend në TikTok, dhe për shkak se u bë menjëherë virale, artistët vendosën që ta publikonin këngën që kishin punuar disa vite më parë.
Që nga momenti i publikimit, kënga ka “pushtuar” klasifikimet më të rëndësishme botërore. Së fundmi, “I’m Good” është renditur në vend të parë në klasifikimin e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja shqiptare është emocionuar nga kjo arritje dhe ka festuar.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet e përlotur. Ajo falenderon fansat duke qenë se është hiti i parë që krijon që arrin në këtë pozicion në Britani, ndërsa për David Guetta-n është i 7-ti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.