Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Albana Azizi, së fundmi është bërë kryetemë në mediet serbe pasi ka publikuar video-klipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë.
Në Serbi po pretendohet se një gjë e tillë është bërë pa lejen e Kishës Ortodokse serbe, pasi Novobërda përbëhet nga shumica serbe.
Kjo çështje gjatë netëve të kaluara ka qenë ndër lajmet kryesore në mediat serbe, ndërkohë që komentet në llogarinë zyrtare të këngëtares Albana Azizi në Youtube kanë të natyrës kërcënuese, shkruan Reporteri.net.
Shumë serbë kanë komentuar aty duke kërcënuar këngëtares ndër të tjera se për shkak të këtij veprimi “do ti shkojë” koka. /Reporteri.net
Kujtojmë se një videoklip të ngjashëm e kishte edhe Era Istrefi, e cila kishte bërë video-klip në Kishin Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës, çka kishte ngjallur po aq reagime në Serbi.
Për këtë kishte reaguar edhe Lista Serbe, duke deklaruar se ishte “një përdhosje e paturpshme e faltoreve dhe objekteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.