×
  • Show Time
  • Show Time

    Kërset grushti në koncertin e Noizyt, prezent ishte edhe Meriton Mjekiqi

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 11:32

    Para pak ditësh në sheshin “Skendërbej” në Tiranë, u zhvillua një ndeshje e sportit “Muay Thai”. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dy këngëtarët, Noizy e Dafina Zeqiri.


    Po ashtu, edhe Meriton Mjekiqi ishte pjesë e këtij eventi i cili para pak muajve kishte një përplasje virtuale me reperin, Noizy.

    Gjithashtu as incidentet nuk munguan në këtë vend, teksa Noizy po performonte një person tentoi të “sulmonte” atë, duke dashur të hy në skenë.

    Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet teksa një anëtar i sigurimit e godet personin që tentoi të futet në skenë.

    Ishte sigurimi i reperit, të cilët e goditën atë duke mos e lejuar të futej në skenë e që më pas u shoqërua nga Policia e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!