Ato janë ndër femrat më të komentuara si në Shqipëri po ashtu dhe në shtete të tjera të cilat janë njëra këngëtare dhe tjetra modele, dhe e kemi fjalën për dy kushërirat Beatrix dhe Anxhelina.
Thuajse 1 vit pas sherrit të bujshëm mes dy kushurirave Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix ramosaj, duket se çdo gjë i përket të shkuarës.
Vajzat e tezeve kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke lënë pas mëritë dhe janë pajtuar sërish. Ka qenë mamaja e Beatrix-it, Antigona dhe njëkohësisht tezja e Anxhelinës ajo që ka publikuar pak orë më parë një video ku shihen duke trokitur gotat mes të tjerash edhe dy protagonistet që prej muajsh nuk flasin bashkë.
“Me zemrat e mia Anxhelina, Beatrix, Alban dhe Agnesa Hadërgjinaj…koha e familje, përgjithmonë”- ka shkruar ajo në videon e cila është ripostuar më pas edhe nga e bija dhe mbesa, duke na treguar se raportet mes tyre janë rregulluar, të cilat kanë filluar edhe duke ndjekur njëra tjetrën në Instagram duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet e së shkuarës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.