Dy vëllezërit, Donald dhe Romeo Veshaj, kanë festuar dje ditëlindjen. Ata kanë marrë shumë urime nga familjarët e miqtë.
Por, një prej këtyre urimeve ka marrë më shumë vëmendje. Bëhet fjalë për atë të moderatores Bora Zemani, e cila e ka uruar dyshen, pa ua përmendur emrat.
Ajo ka postuar një video në InstaStory, ku ka shkruar “urime urime”.
Ndryshe, lidhja e Donaldit me Borën u kthye në qendër të vëmendjes gjatë kohës sa ky ishte në Big Brother VIP. Gjatë asaj kohe, ajo pastaj filloi një marrëdhënie me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, por që nuk iu zgjati shumë.
Ata u ndanë menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP. Prej asaj kohe në media është raportuar për një ribashkim të Borës dhe Donaldit, raportime këto që i konfirmoi këtë javë shoqja e ngushtë e Borës, këngëtarja Semi Jaupaj, e cila publikoi një foto me të dy nga Festivali “Sunny Hill”.
“Shokë përgjithmonë”, ishte mbishkrimi që ajo i vendosi kësaj fotografie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.