Tayna është një nga emrat më të suksesshëm të momentit në muzikë në Shqipëri. Reperja ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se e ka ëndërruar suksesin që ka sot dhe ka publikuar video të ndryshme duke repuar.
Së fundmi në Instagram ka qarkulluar një video ku shfaqet Tayna në moshë më të vogël, e veshur me uniformën e gjimnazit dhe duke kënduar.
Në këto pamje reperja duket më e ëmbël me flokët biondë. Deri më tani, Tayna ka ndryshuar shpesheherë ‘look-un’ e saj duke u shfaqur edhe më tërheqëse. Ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat numërojnë tashmë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.
https://www.instagram.com/p/B-NTBdtg1Kg/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.