×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta janë banorët e rinj që përflitet se do të hyjnë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 18:28

    Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpinë e Big Brother të futen banorë të rinj. Pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, të tjerë emra priten të bëhen konkurrentë në lojë.

    Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin. Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.

    Një tjetër emër është edhe ai i Shqipes, gjithashtu ish-konkurrente e “Përputhen”. Ndërkohë edhe aktori Elvis Pupa, prej kohësh është përfolur për t’u bërë pjesë e lojës.

    Javën e shkuar, vetë aktori u duk sikur e pranoi lajmin, duke bërë me dije se do të bëhej pjesë e lojës për të sjellë pak humor dhe jo për ta fituar. Megjithatë, do të na duhet të presim spektaklin e sotëm për të zbuluar sesi banorët e rinj do të ndryshojnë dinamikën e lojës, kur tashmë ka mbetur pak më shumë se një muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!