×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta janë VIP-at që ndjekin Luizin në Instagram, por s’kanë marrë ende “follow back” nga ai

    Reporteri
    10 Maj 2023 | 23:40

    Edhe pas daljes nga “Big Brother Vip”, këngëtari shkodran Luiz Ejlli vazhdon të ketë mbështetje maksimale nga publiku dhe të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

    Instagrami i tij ka arritur brenda dy javësh 534 mijë ndjekës, videot e tij kanë miliona shikime, teksa ka edhe një numër të madh ndjekësish të personazheve publik.

    Por, duket se Instagrami i tij nuk po menaxhohet ashtu si duhet, pasi profili i Instagramit të Luizit ndjek vetëm 121 persona dhe shumë kolegë të tij dhe personazhe publike që i kanë dhënë përkrahje, nuk ia u ka kthyer ende “follow-in”.

    Nga një vështrim i thjeshtë i profilit të Luizit, sheh se atë e ndjekin në Instagram emra si Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, Greta Koçi, Orgesa Zaimi, Sheila Haxhiraj, Armina Mevlani, Nevina Shtylla, Ilva tare, apo edhe shkodrani Elhaid Cufi. Por, profili i Luizit nuk ia u ka kthyer ende “followi-n”.

    Duket se kjo nuk po ndodh për çështje mendjemadhësie, por për shkak të një vrulli të madh numri ndjekësish, ku është e pamundur që t’i kontrollosh të gjithë emrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!