Ajo rregullisht shfaq trupin e saj të hollë, duke pozuar në veshje të ekspozuara.
Dhe Dua Lipa u lajmërua në Instagram të premten për të ndarë fotografitë e saj me bikini ngjyrë të zeza, teksa pozonte me shoqet e saj me rroba banje të përshtatshme ndërsa ishte në Shqipëri.
Ylli i popit, 25 vjeçe, tregoi fizikun e saj për t’u pasur zili nga çdo femër, teksa shijonte rrezet e diellit, shkruan DailyMail.
Këngëtarja zgjodhi që për aksesorë të vinte një unazë aqua dhe një palë syze portokalli.
Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë të cilët ikën nga konflikti dhe destabiliteti politik në Ballkan.
Këngëtari dhe modeli Anwar Hadid, 22 vjeç, filluan lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019.
Dua dhe vëllai më i vogël i Bella dhe Gigi Hadid u kanë dhënë fansave një pamje të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.
Duke folur për romancën e saj me Anwarin në revistën “Rolling Stone”, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se të tjerët”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.