Reperët Getoar Selimi dhe Majk publikuan së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Hajde te Baba”.
Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa dyshja kanë paralajmëruar që shumë shpejt do të publikojnë të plotë albumin me titull “Vaksina”.
Ajo çfarë ra në veshin e shumë dëgjuesve të kësaj kënge, ishte fakti se dy reperët nga Prishtina, kanë thumbuar disa prej kolegëve në këtë këngë.
Në një nga citatet e tekstit të këngës, Majk dhe Geti shprehen se sipas tyre në Kosovë nuk dallon reperi nga çobani.
“Këtu nuk ka dallim çobani prej reperit, ai që të dëgjon ty është lopë nuk është njeri”, thuhet në një pjesë të këngës.
“Krejt këta reperë i trajtoj si me qenë fëmijë”, thonë dyshja më tej në interpretimin e këngës.
Nuk dihet ekzaktësisht se me kë mund ta kenë pasur, por duket qartë se reperët ua kanë bërë të ditur qartë disa prej kolegëve, mendimin që kanë për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.