Sot në “Big Brother VIP Albania” ka ndodhur edhe një debat tjetër mes Kiarës dhe Luizit.
Pasi që Olta i kishte kërkuar Luizit që të puthë Kiarën, kjo e fundit kishte refuzuar, duke nxitur kështu një debat të ri mes saj dhe Luizit.
“Unë po të them dua hapësirë. Nuk dua presion, të kam thënë se jam tip më i mbyllur. Më duhet kohë që të shoh gjërat e mija. Jo pse e kërkoj Olta apo dikush…”, ka thënë Kiara duke aluduar se nuk mund të jap puthje vetëm pse ja kërkojnë banorët e tjerë.
Ndërkaq, Luizi i është drejtuar Amosit duke i thënë se Kiara vetëm bën kësilloj kërkesa dhe pastaj kthehet sërish.
“Kjo kërkon hapësirë gjithmonë, pastaj vie prap. Ose shiqon se për sa orë po kthehem tek ajo. Nëse dëshiron që unë të largohem, unë largohem. Por, po të them, unë nëse të lë të qetë, nëse largohem, unë nuk kthehem më. Ta bëj me dije, nëse dëshiron unë të pres flasim jashtë, diskutojmë jashtë shtëpisë se kam me çka merrem unë këtu brenda, mund të largohem nga ti. Por, nëse unë largohem unë e njoh veten, nuk kthehem më edhe po të jetë e bija e mbretit”, ka deklaruar Luizi.
Pas largimit të Luizit nga oborri, Kiara ka deklaruar se nuk dëshiron të jap puthje edhe pse ka pëlqim, por nuk dëshiron t’i bëjnë presion banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.