×
  • Show Time
  • Show Time

    Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

    Reporteri
    06 Maj 2023 | 17:12

    Sot mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”.

    Rastësi është që sot po shënohet edhe ngjarja historike, ajo e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

    E Luizi është pretendenti për ta fituar këtë edicion.

    Fitoren e tij të mundshme, partnerja e tij, Kiara Tito e ka krahasuar pikërisht me kurorëzimin e Mbretit Charles III.

    Ish-banorja e “BBVA” ka publikuar fillimisht një foto të Luizit duke i vendosur një ‘emoji’ kurorë mbretërish sipër kokës dhe më pas ngjashëm ka vepruar edhe me një imazh të Charles gjatë kurorëzimit si Mbret.

    Ndryshe, sonte Luizi dhe Kiara, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!