×
  • Show Time
  • Show Time

    Kiara nis të qajë, emocionohet nga zëri i Luizit

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 0:05

    Kiara sonte ka veshur fustanin e bardhë, në një dasmë të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Shtëpia sonte është shndërruar në një sallë dasmash, pikërisht për Kiarën dhe Luizin.

    Të njëjtët janë protagonistët e natës, ndërsa aty u vendosën edhe role si të vjehrrës, e të kunatave, motrave e familjarëve të tjerë.

    Derisa Luizi iu bashkua këngëtarit Altin Shira, për të kënduar disa balada, Kiara nuk mbajti dot lotët.

     

    Prezantuesja filloi të qajë pasi u emocionua nga këngët që këndonte Luizi.

    Ndryshe pas shumë kërkesave, sonte Luizi mori edhe puthjen e Kiarës.

     

    Dyshja u puthën pikërisht kur Kristi në rolin e priftit po i kurorëzonte ata.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!