×
  • Show Time
  • Show Time

    Kiara publikon foton e parë përkrah Luizit pas përfundimit të BBVA

    Reporteri
    10 Maj 2023 | 17:24

    Çifti Ejlli është një ndër çiftet më të komentuara të cilët gëzojnë vëmendje shumë të madhe.

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Kiara Tito kanë postuar imazhin e parë së bashku që pas daljes nga shtëpia e famshme.

    Ishte Kiara ajo që përmes llogarisë së saj në Instagram ka publikuar një foto bardhë dhe zi ku shihet në krahët e Luizit.

    “Faleminderit për mbështetjen, ju duam. Luki”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotografisë.

    Kujtojmë që si Luizi ashtu edhe Kiara kanë fituar një numër të madh ndjekësish në Instagram, këngëtari shkodran deri më tani ka grumbulluar 536 mijë ndjekës, ndërkohë moderatorja mbi 700 mijë të tillë.

    Kujtojmë që dje këngëtari shkodran bëri reagimin e parë pas fitores së edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

    Artisti publikoi në video ku shprehte falënderimin e tij për të gjithë ata që e vlerësuan dhe mbështetën gjatë periudhës sa ishte brenda shtëpisë së BBVA.

    “Si ju kam o çapaçula”, Luizi shfaqet përplot humor në një video në Instagram

    Ndërkohë, tashmë Luizi ka nisur angazhimin me koncerte në Shqipëri dhe në Kosovë.

    E shtuna e 13 majit, Luizin e gjen duke performuar në një koncert në Kosovë.

    Luiz Ejlli vjen me koncertin e parë në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!