Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Kiara Tito është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të reality show-t shumë të ndjekur, Big Brother VIP Albania 2.
Së fundmi, në një bisedë me disa nga banorët e tjerë në shtëpi, ajo ka dhënë detaje nga lidhja e saj e mëparshme.
Kiara ka qenë e lidhur më parë me këngëtarin e njohur shqiptar Butrint Imeri, teksa ka treguar se edhe pse nuk bashkëjetonte me të, ajo dhe ish-partneri i saj qëndronin dhe kalonin shumë kohë te shtëpitë e njëri-tjetrit.
Historia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili duket se ka interes kundrejt saj.
‘Nuk kemi bashkëjetuar, më shumë kemi jetuar te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë”, tha Kiara Tito, ndërsa pas deklaratës së saj ka ndërhyrë menjëherë edhe Luiz Ejlli: Kjo kur është shumë e afeksionuar, të mban afër!”, tha këngëtari.
E pas kësaj ndërhyrje të Luizit, Kiara i ka kthyer përgjigje, duke thënë se ajo bëhet tjetër njeri kur afeksionohet. “Atë se di ti, se unë kur afeksionohem jam tjetër njeri”, tha Kiara Tito.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.