Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë bashkë të dielën për herë të parë pas disa muajsh ndarjeje. Çifti u pa bashkë edhe me fëmijët.
Të dy duket se e kanë lënë mënjanë mospajtimet në mënyrë që të ishin prezent në lojën e futbollit të djalit të tyre gjashtëvjeçar Saint në Los Angeles. 41-vjeçarja Kim dhe West, duken se po kalojnë mirë, raporton dailymail.
Kjo pamje vjen pas një raportimi të javës së kaluar se Kardashian po përpiqet të ‘distancohet’ nga drama e Kanye në Instagram.
Kim ishte e martuar me reperin Kanye nga viti 2014 deri në vitin 2021, por tani po takohet me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.