×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian shpjegon foton virale me Kendall Jenner: Nuk mund të shihja

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 20:36

    Veshja e zezë e Kim Kardashian ishte ndoshta veshja më e çuditshme e veshur në Met Gala 2021. Pavarësisht nëse e doni apo e urreni, ylli i ‘’ Keeping Up With The Kardashians’’ tërhoqi vëmendjen maskimale me veshjen e Balenciagas.


    Një nga fotot më virale nga evenimenti është ajo me motrën e saj Kendall. Kendall Jenner e pa motrën e saj në tapetin e kuq me një pamje të hutuar në fytyrën e saj.

    Në foto, Jenner, 25 vjeçe, duket e hutuar ndërsa motra e saj Kim, 40 vjeç, qëndron para saj me krahët e saj të hapur.

    Ndërkohë Kim ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë shkrepjes së kësaj fotoje.

    “Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë skicën e veshjes së saj me shkëlqim”, tha 40-vjeçarja në një postim në Instastory.

    Ndërkohë, Kim bëri bujë kur ajo shkeli në tapetin e kuq me një burrë të paidentifikuar, gjithashtu të mbuluar me të zeza nga koka deri tek këmba. Shumë menduan se mysafiri anonim ishte ish-burri i yllit Kanye West, por më vonë u konfirmua se ishte Drejtoresha Kreative e Balenciaga Demna Gvasalia.

    “Edhe pse Kanye nuk po merr pjesë sonte, prania e tij do të ndihet në qilim,” tha një burim për PEOPLE. “Ishte Kanye ai që e prezantoi Kim me Demnën dhe ishte e rëndësishme në marrëdhënien e sapoformuar mes saj dhe Balenciaga.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!