×
  • Show Time
  • Show Time

    Kishin hatërmbetje, kush i “bashkoi” motrat Libohova pas 5 vitesh

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 18:21
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre.

    Hatërmbetja mes Irmës dhe Erandës u risoll në vëmendje edhe në festivalin e Festivalit të Këngës në RTSH ku këtë vit risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival.

    Ishte Irma ajo e cila refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën e cila u shfaq në festival.

    Por së fundmi vajzat janë shfaqur në një event sëbasku. Ka qenë një aktivitet i organizuar nga FSHF, të cilat motrat nuk e kanë refuzuar edhe pse janë gjendur të dya prezente.

    Si Irma, ashtu edhe Eranda kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram foto me fanellën kuqezi. Shpresojmë që kjo fanellë të jetë ogurmirë dhe të shuaj hatërmbetjet mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!