×
  • Show Time
  • Show Time

    Kishte tumor në gji, Nita Latifi detyrohet të dal nga shtëpia e “BBA VIP2” që t’i kryejë kontrollet

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 16:33

    Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi gjatë ditës së sotme ka rrëfyer në Big Brother Albania VIP 2 se para një viti e gjysmë është përballur me tumorin në gji, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Banorja e cila ka dhjetë ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka rrëfyer se ani pse ajo e kishte hequr pjesën tumorale para një viti e gjysmë, doktorët gjatë disa kontrollove që ka bërë sot, i kanë thënë se ajo ka ende diçka, por që është nën kontroll.

    Këtë rrëfim ajo e bëri, pasi siç tha ajo kishte katër ditë që kishte pasur shqetësime në atë pjesë.

    Në fund, të gjithë banorët të mbledhur pranë saj i uruan asaj që gjithçka t’i shkojë mirë, ndërsa Nita kërkoi nga ta që të kenë kujdes me shprehjet që përdorin brenda shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!