×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kjo është ajo që ma merr shpirtin”, Luizi na prezanton me menaxheren e tij: Iku me datën 2024

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 23:36

    Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli i është rikthyer sërish muzikës, ku prezantoi këngën e tij të parë “Dy Shotsa”, bashkëpunim me Donald Veshaj, teksa nuk kanë munguar edhe koncertet e shumta në Shqipëri dhe Kosovë.

    Dy netët e fundjavës që lamë pas, ai ishte në Gjakovë, teksa fundjavën e ardhshme do të jetë në Ferizaj. Këtë gjë na i ka bërë me dije vetë Luizi përmes një postimi në InstaStory, ku na ka prezantuar dhe “menaxheren” e tij.

    Bëhet fjalë për gazetaren e “Big Brother Vip”, Petrina Gorica, e cila e kishte nën “menaxhim” Luizin edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas daljes nga BBV, siç duket ajo po merret sërish me Luizin, ku i menaxhon datat e koncerteve.

    BISEDA MES TYRE

    Luizi: Si ju kam o çapaçula. Kjo është ajo që ma merr shpirtin mua, që mi cakton datat, kjo këtu.

    Petrina: E di që kemi kaluar në vitin 2024?

    Luizi: A e shef? Iku me datën 2024

    Petrina: S’ka më Vit të Ri të rrish pushim.

    Luizi: Ja pra, ja kjo po ma merr shpirtin. Kjo më thotë do shkosh në këtë vend këtu, do shkosh në atë vend atje.

    Petrina: E di ku jemi të shtunën?

    Luizi: Në Ferizaj, Ferizaj shihemi atje, do e djegim.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Luiz Ejlli (@luiz.ejlliofficialpage)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!