×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është arsyeja pse Ilir Shaqiri nuk iu gëzua ofertës nga Top Channel për t’u bërë imazh i Digitalb

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 13:47

    Mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri mori një ofertë nga Top Channel.

    Balerini shqiptar do të jetë imazh i platformës Digitalb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, kur Arbana i komunikoi surprizën atij, ai nuk ishte fare entuziast për këtë gjë, dhe kjo u komentua edhe nga publiku në rrjete sociale.

    Tani, blogeri Olti Curri ka publikuar një video të Ilirit, ku tregon qartë pse ai nuk e priti mirë këtë ofertë.

    Në videon e publikuar, Iliri dëgjohet duke thënë se edhe në Itali ka pasur mundësi për reklama dhe i ka bërë, por që ai i urren ato.

    Kujtojmë se Iliri javën e kaluar është shpallur finalisti i parë i këtij edicioni VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!