×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është vello që Kiara do të veshë në dasmën me Luizin?

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 8:37

    Na ndajnë vetëm 4 ditë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe mund të themi pa frikë se kryefjalë e këtij programi ka qenë Luizi dhe Kiara.

    Teksa është përfolur në median online për një dasmë të mundshme mes çiftit në finale e madhe të programit më të ndjekur ndonjëherë në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar asgjë.

    Nga postimi i shoqes së Kiarës, Xheni Karamani në instastory-in e saj por dhe nga një influencuese mode si Ina Cela kanë lindur dyshimet e para.

    Dyshja e vajzave kanë postur në story vellon e një nuseje, pikërisht e njëjta teksa duken te ekzaltuara.

    Nuk dihet nëse kjo është velloja që Kiara do të veshë në dasmën e saj, apo vetëm një rastësi e çuditshme, ama as në këtë situatë nuk mungojnë aludimet.

    Për më tepër ju ftojmë të ndiqni finale e madhe të Big Brother VIP 2 për të konfirmuar gjithë dyshimet por edhe për surpriza të tjera.

    Shiko foton:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!