Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm. Ajo prej disa vitesh jeton në Itali, aty ku ka nisur edhe karrierën e saj.
Ndërkohë së fundmi, Klaudia ka zbuluar se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, por pa treguar nëse ndodhet atje për pushime apo për ndonjë projekt.
Në profilin e saj në “Instagram”, Pepa ka postuar një video të shkurtër teksa udhëton me metro. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por në pamjet në fjalë ajo shfaqet teksa bën “stretching” dhe pasagjerët e shohin me habi.
“Duhet gjithmonë pak stretching”, shkruan Klaudia krahas videos ku vihet re teksa mbahet me njërën dorë dhe në tjetrën ka telefonin. Ndërkohë njërën këmbë ajo e ka vendosur lart aty ku zakonisht mbahen pasagjerët.
Teksa ajo vendos që të ulet, një pasagjer e ka parë shumë çuditshëm dhe në fund bën një buzëqeshje të vogël. Ndërkohë Pepa qesh para kamerës, pasi e di se të pranishmit në metro kanë “menduar se çfarë është duke bërë kjo”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.