Klea Huta ditën e djeshme rrëfeu përmes Instagram Stories se e ka kaluar Covid-19 familjarisht para disa muajsh.
Ajo tha se për dy muaj nuk pati fare nuhatje, ndërsa kur nuhatja po i rikthehej, vuri re se i tjetërsohen aromat dhe ndien erë të çuditshme dhe të keqe te disa ushqime.
Shumë ndjekës i janë përgjigjur se kanë përjetuar ose po përjetojnë të njëjtën gjë dhe se është shumë ë vështirë për ta. Mirëpo, a ka diçka për t’u shqetësuar dhe për çfarë bëhet fjalë në këtë rast?
“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluar Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Para 2 muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme”-shkruan Klea.
Sipas mediave të huaja humbja e shijes dhe nuhatjes si pasojë e Covid-19 mund të ndikojë në shqisa edhe pasi pacientët shërohen. Disa persona që e kanë kaluar COVID-19 raportojnë se disa aroma duken të çuditshme dhe disa ushqime kanë shije të tmerrshme, njësoj si Klea dhe shumë njerëz të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.