×
  • Show Time
  • Show Time

    Koha kur Beatrix thoshte: Çohuni edhe kalleni shpinë, boni çka doni, unë këtë djalë e du

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 15:43

    Një javë pasi Donaldi dhe Beatrix u lidhën në shtëpinë e Big Brother VIP, dyshja u kritikuan ashpër nga opinionistët, në veçanti nga Sonila Meço, e cila pikërisht në atë spektakël ishte prezente.

    Madje një debat i ashpër u zhvillua nga studio, ku Sonila fajësoi në njëfarë forme Beatrix Ramosajn për gjithçka ndodhi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, këngëtarja kosovare kishte besim të madh tek raporti i saj me Donaldin, e madje tha se nuk i interesonte aspak çfarë mendonin të tjerët, pasi sipas saj e dinte shumë mirë se çfarë ndjente për Donaldin, si dhe ky i fundit për të.

    “Unë e di çka ndjej edhe e di çka ndjen ky, koha do e vërtetojë. Çohuni edhe kalleni shpinë, boni çka doni, unë këtë djalë e du”, ishin fjalët e Beatrixës.

    Theksojmë se Beatrix konfirmoi ndarjen nga Donaldi ditën e sotme përmes një Story që publikoi në Instagram ku shkruante “Histori falso”.

    Derisa nuk vonoi shumë ajo e hoqi edhe nga lista e miqve në Instagram, Donaldin si dhe Romeo Veshajn./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!