Të martën ka filluar edicioni i parë i ‘Big Brother VIP Albania’ i moderuar nga Arbana Osmani.
Ky format në natën e parë të tij pranoi plot 14 banorë VIP, ku njëri nga ta ishte edhe ish-futbollist nga Kosova, Granit Cana.
Djaloshi nga Kosova është vëllai i moderatores së njohur kosovare, Genta Cana.
Madje ajo vetë ka publikuar një fotografi të tij në Instagram, duke e uruar atë në këtë aventurë që ka nisur.
“Suksese vëlla, ne të duam ty”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e fotografisë.
Banorët do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Dy opinionistët e këtij reality show do të jenë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.