Konkurrenti kosovar në sezonin e ri të ‘Për’puthen’, Eduard Kuçi, ka bërë lëmsh gjithë studion në një nga puntatat e javës që lamë pas.
Pas hyrjes së vajzës së fundit, Alvisa, produksioni kishte paraparë që djemtë të bëjnë nga një pyetje anonime me shkrim për vajzat.
E ai i cili u pa të ketë probleme serioze në të shprehur dhe në drejtshkrim është pikërisht Eduardi.
Pyetjen e tij drejtuar pikërisht Alvisës, u desh që ta dëshifronin moderatorja, Bora Zemani dhe opinionisti, Arjan Konomi.
“Sa sgjat sexi deri te kryhesh?”, kishte shkruar në letrën e bardhë Edi, duke dashur ta pyesë Alvisën se sa zgjatë deri sa të arrijë orgazmën në një marrëdhënie seksuale.
Kjo pyetje e cila nuk mori përgjigje, shkaktoi shumë të qeshura në studio.
Videon mund ta ndiqni nga minuta e 37-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.