×
  • Show Time
  • Show Time

    Krijuesi i komedisë “Ugly Betty”, gjendet pa shenja jete

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 10:19

    Krijuesi amerikan i hit-komedisë Ugly Betty raportohet se është gjetur i vdekur. Dyshohet për vetëvrasje.


    Shkrimtari dhe producenti televiziv Silvio Horta u gjet pa vetëdije në një dhomë moteli në Miami, Florida të martën (7 janar), ku burime të Variety dhe të CNN pretendojnë se 45-vjeçari vdiq nga një plagë me armë zjarri që ia kishte bërë vetes.

    Horta u bë i famshëm për adaptimin e telenovelës së popullarizuar kolumbiane “Yo soy Betty, la fea (I Am Betty, The Ugly One)” për audiencën anglisht-folëse, e cila e shndërroi aktoren kryesore America Ferrera në një yll.

    Ai shërbeu si skenarist kryesor dhe producent ekzekutiv i Ugly Betty, seri kjo që u transmetua për katër sezone nga viti 2006 dhe i fitoi dy çmime “Golden Globe”, duke përfshirë atë për Serialin më të mirë televiziv – komedi ose muzikor në vitin 2007.

    Horta e bëri depërtimin e tij të madh pasi e shkroi skenarin për filmin horror të vitit 1998 Urban Legend, ku luan Jared Leto, ndërsa gjithashtu e shkroi vazhdimin, Urban Legends: Final Cut, dhe e krijoi serialin fanta-shkencor The Chronicle.

    Para vdekjes së tij, ai kishte punuar në një projekt të ri, të titulluar “Move”, me Mary J. Blige, një seri kjo e frymëzuar nga jeta e koreografes së njohur Laurieann Gibson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!