Finalisti i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Krist Aliaj ka reaguar për herë të pas përfundimit të Big-ut.
Reagimi i tij vjen një javë pas finales së 6 majit ku ai doli i dyti në konkurrencë me Luizin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Instagram, Kristi ka falenderuar shqiptarët për vlerësimin që ia kanë bërë.
Tutje ai tha se kjo aventurë nuk ishte një udhëtim i lehtë, por një eksperiencë e pasur.
Ai foli edhe për tre finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Dea Mishel duke thënë që ata ishin kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.
“Faleminderit Shqipëri. Faleminderit shqiptarë në mbarë botën. Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj. Ishte një udhëtim i vështirë, por një eksperience shume pasuruese. Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel. Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit për kohën dhe përkushtimin e madh”, ka shkruar ai./Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.